Transmetuar më 01-05-2022, 15:29

Fiksimet janë të shprehura në disa njerëz. Një 21-vjeçare, e cila ka ëndërr të bëhet si një “kukull Barbie”, ka treguar se familja e saj nuk i flet më që pas transformimit drastik. Jessica, e njohur në rrjetet sociale si Jessy Bunny, ka shpenzuar mbi 70 mijë dollarë për operacionet plastike në përpjekje për t’i ngjasuar kukullës së famshme.

E reja ka treguar se i janë dashur tre vite që të kishte rezultatin që dëshironte, por e gjithë kjo kishte një çmim që nuk e priste kurrë që do ta paguante: familja e saj.

“Po më bllokojnë telefonatat. Kjo është aq e trishtueshme. Sa do të doja të isha në kontakt veçanërisht me vëllanë dhe gjyshërit e mi”, ka thënë Jessy.

Kjo e fundit ka bërë tre ndërhyrje në gjoks, një në hundë dhe procedura të shumta në buzë, për të arritur këtë rezultat që ka aktualisht dhe që e dëshironte shumë.

“Dikur shtiresha si e lumtur por nuk isha vetvetja ime e vërtetë”, ka thënë 21-vjeçarja, e cila ka mbetur e habitur nga reagimi i familjes së saj për zgjedhjen që të ndryshonte pamjen fizike.

“Prindërit e mi kishin mendime shumë konservatore në lidhje me arsimin. Sa herë vishja rroba seksi në verë ishte si një makth për ta. Më jepnin shalle mëndafshi që të mbuloja dekoltenë time”, ka shtuar e reja.

Jessy ka 84 mijë ndjekës në “Instagram” dhe poston shpesh fotografi ku tregon se “sa larg ka arritur” që nga viti 2018 që ka nisur transformimin.

Imazhet e mëparshme e tregojnë 21-vjeçaren me flokë të shkurtër e të zinj dhe shumë elegante. Ndërsa tani ka flokë të gjatë biond dhe forma bombastike.