Transmetuar më 01-05-2022, 09:19

SHBA- Një rast i pazakontë vjen nga Alabama. Një grua ka nxjerrë në shitje shtëpinë e saj dhe ofron ulje për këdo që është i gatshëm ta blejë bashkë me ish-burrin e saj. Crystal Ball, 43-vjeçe së fundmi është ndarë nga bashkëshorti i saj Richard Chaillou, 54 vjeç, por fatmirësisht dyshja mbeten në marrëdhënie të mira. Aq shumë sa Crystal, e cila ka letrat e pronësisë së shtëpisë është e gatshme të shohë nëse ndonjë blerës i ri do të ishte gati për të lejuar ish-intë qëndronte në shtëpinë e saj në këmbim të një zbritjeje. Në të dhënat e shtëpisë, ajo e përshkruan Riçardin si ‘burrin e ëndrrave’ që do të përgatisë ‘vaktet e përsosura’ nëse i lejohet të qëndrojë.

Crystal vendosi të përfshijë ish-in e saj në shitjen e shtëpisë për t’u siguruar që ai do të ketë një vend për të qëndruar pas ndarjes, madje duke premtuar se do t’i heqë disa para nga çmimi nëse dikush e kërkon atë. Crystal, nga Birmingham, Alabama tha:

‘Unë dhe Richard kemi pasur problemet tona, por ne jemi në rregull dhe tani dhe duam më të mirën për njëri-tjetrin. Ne jemi ende të afërt si familje dhe donim të përdornim divorcin për të ndihmuar në shitjen e shtëpisë, ndërkohë që kujdesemi edhe për interesat tona’. ladbible