Transmetuar më 30-04-2022, 09:44

KOSOVË– Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka gjetur armën e zjarrit me të cilën është vrarë 23-vjeçari Fazlli Hoxha dy ditë më parë në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se bashkë me armën, janë gjetur edhe tri gëzhoja dhe një fishek.

Të arrestuarit në lidhje me këtë rast janë: Agron Gashi, Ardit Gashi, Nderim Gashi dhe Bahri Gashi. Personi që ka qëlluar me armë dyshohet se është Agron Gashi nga fshati Sferkë i Malishevës.

Vrasja mendohet se nisi pas një përleshjeje fizike që kishte pasur viktima me njërin nga të arrestuarit kohë më parë në Itali.