Transmetuar më 29-04-2022, 08:00

Familja Hoxha, mbrëmjen e djeshme kishte dalë për të ngrënë iftar pas agjërimit gjithë ditën. Ata ishin ulur në një restorant më rrugën Gjakovë-Klinë.

Në një moment, tre vëllezërit Hoxha dalin nga restoranti, por u përballën me një pritë. Persona të armatosur hapën zjarr duke lënë të vrarë 23 vjeçarin Fazli Hoxha dhe plagosën 2 vëllezërit e tij.

Policia e Pejës tha se ka ndaluar katër persona dhe po kërkon një të pestë. Mes të ndaluarve është Agron Gashi nga fshati Sferkë.

Dyshimet e para janë se motivi për vrasjen e 23-vjeçarit është hakmarrja për një incident të mëhershëm në Itali.

Familja Hoxha ka një autosallon në Kijevë të Malishevës, siç shikoni dhe fotot në galeri.