Transmetuar më 28-04-2022, 21:21

Indi- Ekziston një qytet me ejrin më të ndodtur në botë. Mjergull, tym,, pluhur, smog, errësirë. Bëhet fjalë për Delhi-n, kryeqytetin e Indisë.

Fundi i prillit karakterizohet edhe nga disa erëra në mbarë rajonin, që ngrenë “mbulesën” e pluhurit që ka mbuluar qytetin gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit. E prapëseprapë ajri nuk pastrohet plotësisht.

Në 10 vitet e fundit, vendasit dhe vizitorët kanë qenë dëshmitarë të ndotjes në qytetin e Dehlit. “Për një moment sheh dritën e diellit dhe më pas je papritur i zënë në kurthin e errësirës nga një smog i dendur,” thotë një gazetare.

“Çdo ditë shohim me sy të lirë realitetin ku jemi të detyruar të jetojmë,” shprehet ajo për BBC.

Efektet e ndotjes variojnë nga irritim i lëkurës dhe syve e deri në sëmundje neurologjike, kardiovaskuale e respiratore. Po ashtu nuk hiqen mundësitë e astmës, sëmundjeve pulmonare, kancerit dhe rritjes së vdekshmërisë.