Transmetuar më 28-04-2022, 13:35

Tiranë – Duke nisur nga data 1 maj, lëvizja drejt aeroportit të Rinasit do të devijohet.

Autoriteti Rrugor bën me dije se kjo masë, e marrë për një afat të pacaktuar, vjen për shkak të rritjes së fluksit të qarkullimit të automjeteve drejt Aeroportit të Rinasit, pas lirimit të masave anti-COVID.

Për pasojë, qarkullimi drejt Aeroportit do të realizohet me një sens lëvizjeje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-fshati Ahmetaqi.

Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.