Transmetuar më 25-04-2022, 10:49

MAQEDONI E VERIUT– Nuk ka qetësi në Ballkan. Një tjetër tërmet ka goditur rajonin.

Mësohet se magnituta e goditjes ishte 2.8 gradë të shkallës rihte dhe intensitet prej 3 ballësh me epiqendër në Pehçevë-Kresnjë.

Të dhënat e para tregojnë se lëkundja u regjistrua sot në mëngjes në orën 06:36.

Tërmeti është ndjerë në Dellçevë, Berovë dhe Pehçevë.

Kjo lëkundje vjen vetëm dy ditë pas tërmeti i fuqishëm prej afro 6 ballësh goditi Bosnje Hercegovinë dhe lëkundja u ndje edhe në Shqipëri.