Transmetuar më 24-04-2022, 10:23

Kosovë- Një grua në Kosovë ka kërcënuar bashkëshortin e saj dhe fëmijët me jetë.

Policia e Kosovës raporton se gruaja fillimisht është larguar nga banesa e më pas e ka kërcënuar atë përmes telefonit.

Kjo e fundit nuk është gjetur nga policia.

Aktualisht kanë nisur hetimet për ngjarjen në fjalë.