Transmetuar më 23-04-2022, 22:36

Bosnje Hercegovinë- Tërmeti i një nate më parë është shoqëruar me disa pasgoditje të tjera në Bosnje Hercegovinë.

Agjencia Evropiane e Sizmologjisë raportoi për një tërmet me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter, i cili ndodhi në orën 20:02 dhe u ndje pothuajse në të gjithë Hercegovinën.

Ky është vazhdimësi e një serie tërmetesh më të dobëta që pasuan tërmetin që tronditi Hercegovinën me epiqendër afër Stolacit mbrëmë.

Kujtojmë që një vajzë 27-vjeçare humbi jetën nga tërmeti pasi një copë guri ram mbi shtëpinë. Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale edhe në Stolac, Mostar, Capljina, Lubinje dhe vende të tjera të Hercegovinës.

Qytetarët po i përjetojnë me shqetësim lëkundjet dhe kanë frikë se goditjet mund të kthehet.