Transmetuar më 23-04-2022, 18:19

Ministrja Belinda Balluku ka folur sërish sot për rritjen e çmimit të energjisë dhe ka çuditur publikun duke pretenduar se vetë familjarët paskëshin kërkuar që t’u shtrenjtohen energjia(!)

Ajo u shpreh se rritja mbi 700 KW është kërkesë e vetë familjarëve.

Belinda Balluku: Konsumatori familjar do të mbrohet duke mos rritur asnjë qindarkë për qytetarët dhe biznesin e vogël.

Sa i përket përdorimit familjar, mbi 700 kw/orë, ne kemi bërë një analizë dhe 700 kw orë i përkojnë një konsumi mesatar të qëndrueshëm për një familje me një numër të konsiderueshëm anëtarësh.

Nuk kemi marrë një vendim për rritje çmimi, por po analizojmë kush janë përdoruesit dhe si është konsumi. Më pas do të vendosim si do të funksionojë.

Kjo ka ardhur si kërkesë e vetë familjarëve që e konsiderojnë të padrejtë faktin që të gjithë paguajnë njësoj, ndërkohë që ka konsume që nuk kanë lidhje me përdorimin vital".