Transmetuar më 23-04-2022, 17:24

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka përdituar bilancin e 24 orëve të fundit në vendin tonë. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1442 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 54 qytetarë. Nga rastet e reja është Tirana, qyteti që ka numrin më të madh të të infektuarve, 26 të tillë, ndërkohë që në të gjithë vendin janë 426 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë.

COVID-19 në Shqipëri, MSH: Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, 42 raste të reja NJOFTIMI I PLOTË:

Situata: Janë kryer 1442 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 54 qytetarë, në këto bashki: 26 në Tiranë, 5 në Vlorë, 4 në Fier, 3 në Kamëz, nga 2 qytetarë në Durrës, Lushnje, Elbasan, nga 1 qytetar në Gramsh, Kolonjë, Tepelenë, Përmet, Gjirokastër, Konispol, Delvinë, Roskovec, Kurbin, Shkodër. Janë 426 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,869 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Prill 2022)

Raste të reja ditore 54 Të shëruar në 24 orë 17 Të shtruar në spitale 9 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 1442

Testime totale 1,799,730 Raste pozitive 274,791 Raste të shëruara 270,869 Raste Aktive 426 Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 294 Vlorë 33 Fier 31 Korçë 14 Gjirokastër 13 Shkodër 10 Berat 9 Elbasan 8 Durrës 7 Kukës 5 Lezhë 2