Transmetuar më 23-04-2022, 15:17

TIRANË – Bordi i Transparencës i mbledhur ditën e sotme vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do të reflektohet që sot në orën 6.00 të pasdites, e do të jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme.

NJOFTIMI I PLOTË:

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 23 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 23.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

-220 Lekë/litri për gazoilin;

-200 Lekë/litri për benzinën;

-92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 23.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

-232 Lekë/litri për gazoilin;

-212 Lekë/litri për benzinën;

-104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 23.04.2022, ora 18.00, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

TË GJITHA LAJMET EKONOMIKE