Transmetuar më 23-04-2022, 14:06

Shqipëria bën pjesë në zonën me aktivitet të lartë sizmik.

Qendra Sizmologjike Euromesdhetare, ka publikuar një hartë të Europës Juglindore të 62 viteve të fundit ku tregohen tërmetet që kanë rënë gjatë kësaj periudhe duke pmarrë shkas nga godtija që pësoi mbrëmë Bosnje Hercegovina.

Në një postim në Twitter, EMSC-ja ka publikuar një hartë ku pikat me ngjyrë të ndezur përfaqësojnë tërmetet më të fuqishme që kanë goditur rajonin që nga viti 1960 e deri sot.

Nga të dhënat vihet re se vendi ynë bën pjesë pikërisht në këtë zonë ku janë shënuar dy tërmetet më të fuqishme, ai i 26 nëntorit të 2019 ku humbën jetën 51 persona dhe ai i Shkodrës më 1976 ku vdiqën 40 persona.

Harta u publika pas tërmetit 6.1 të shkallës rihter që goditi mbrëmë Bosnje Hercegovinën dhe u ndje në të gjithë rajonin si dhe në vendin tonë.

🔎 Regional instrumental seismicity in #Metković. The colored dots represent the #earthquakes that have stroke the region from 1960 to present [historical data from @ISCseism]: pic.twitter.com/DVqq2qdBuN

— EMSC (@LastQuake) April 23, 2022