Transmetuar më 23-04-2022, 07:43

BOSNJE HERCEGOVINË- Një lëkundje sizmike 5.7 ballë goditi Bosnje-Hecegovinën afër mesnatës së kaluar. Lëkundjet u ndjenë në Shqipëri dhe në disa vende të Ballkanit.

Ndërkohë raportohen edhe pasojat e para. Një 28-vjeçare nga Stolaci humbi jetën pasi në shtëpinë e saj ra një gur ndërkohë që prindërit kanë marrë plagë të shumta dhe ndodhen për momentin në spital. Fillimisht ajo u transferua në Spitalin e Mostarit por mjekët vetëm konstatuan vdekjen e saj. Sipas qendrës spitalore në Stolac një numër i madh i njerëzve janë lënduar.

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, tërmeti ishte në një thellësi prej 5 km dhe ndodhi 42 kilometra në juglindje të qytetit të Mostarit në orën 23:07 me orën lokale.

Tërmeti u ndje në të gjithë vendin dhe në të gjithë rajoni duke përfshirë Shqipërinë, Kroacinë, Serbinë dhe Malin e Zi.