Transmetuar më 21-04-2022, 18:10

Një burrë shqiptar me profesion avokat u gjet i vdekur sot në mëngjes në rajonin italian të Reggio Emilia, raporton noa.al.

Viktima është Enea Redi, 48 vjeç, shtetas shqiptar. Në foto shikoni të ndjerin në vendngjarje. Ai identifikohet nga media italiane me emrin Aineo Redo. Ndërsa në rrjetet sociale identifikohet me emrin Enea.

Ai u gjet nga një kalimtar, me plagë fatale thike në orën 10.00 në qendër të Reggio-s, në rrugën San Giuseppe pranë galerisë BNL që të çon në rrugën Emilia.

Prokurori Iacopo Berardi tha se dyshimet e para janë për një akt vetëvrasjeje. I ndjeri u gjet me një thikë në dorë.

Gjithsesi, duhet kuptuar nëse bëhet fjalë për një inskenim për të devijuar hetimet, pasi nuk është e qartë nëse thika e mbajtur është e njëjta që ka shkaktuar plagën fatale apo është përdorur për mbrojtje nga një sulm.

Nuk ka dëshmitarë të drejtpërdrejtë, por policia tha se pamjet e regjistruara nga kamerat e ndryshme të vëzhgimit do të jenë vendimtare. /noa.al