Transmetuar më 21-04-2022, 18:38

Mike Tyson është një nga boksierët më të famshëm botërorë. Ai njihet edhe për skandalet e tij. Së fudmi Tyson ka goditur një pasagjer në avion dhe e ka lënë të gjakosur.

TMZ shkruan se 55-vjeçari u përlesh kur një tifoz “shumë i emocionuar” e besdiste në sedilje.

Incidenti ndodhi në bordin e avionit i cili do nisej nga Aeroporti Ndërkombëtar San Franciskos në Florida.

Dëshmitarët thanë se Tyson fillimisht ishte “i ftohtë” me të gjithë pasagjerët, përfshirë atë që ishte ulur pas tij dhe mikun e tij.

Me sa duket pasagjeri ka vazhduar ta acarojë dhe pikërisht atëherë amerikani dyshohet se e ka qëlluar me grushte, duke i gjakosur ballin.

Një video e publikuar tregon Tyson duke e grushtuar burrin tjetër.

Dëshmitarët shtuan se Tyson zbriti nga avioni vetëm disa sekonda më vonë.

Personi që u godit me grusht mori ndihmën mjekësore.