Transmetuar më 20-04-2022, 22:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se kanë vendosur të trajnojë mbi 50 shtetad ukrainas për përdorimin e obusit, një armë me rreze të gjatë veprimi që bën goditje me predha.

Trajnimi do të zhvillohet në një vend jashtë Ukrainës dhe do të zgjasë një javë, raporton noa.al duke cituar BBC.

Qëllimi është që trajnimi të vlejë masivisht në ushtrinë ukrainase. Pasi të kthehen 50 të parët, ata do të jenë në gjendje të trajnojnë kolegët e tyre në Ukrainë.

Më herët, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se Gjermania gjithashtu do t’i sigurojë Ukrainës trajnime ushtarake.