Transmetuar më 20-04-2022, 21:18

Autoritetet ruse kanë dërguar edhe 17 batalione luftarake me grupe taktike (BTG), në kuadrin e planit për intensifikimin e pushtimit rus në Ukrainë.

Pohimi u bë sot nga një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, raporton noa.al. këto batalione përbëjnë më shumë se 55 mijë ushtarë të armatosur.

Më herët në Ukrainë janë dërguar edhe 65 batalione të tjera luftarake.

Ekspertët ushtarakë thanë se qëllimi i rusëve është të rrethojnë trupat ukrainase nga veriu, jugu dhe lindja.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov tha se forcat e Moskës bombarduan shumë zona ushtarake ukrainase, duke përfshirë depot e ruajtjes së raketave, pranë disa qyteteve dhe fshatrave.