Transmetuar më 20-04-2022, 15:01

Kosovë- Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në Kosovë. Humb jetën një 20-vjeçar.

Prokurori Petrit Kryeziu, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes ka konfirmuar se një tjetër person i përfshirë ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Kryeziu tha se dyshimet e para sipas tij janë se aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin, citon Express.

Po punohet për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.