Transmetuar më 19-04-2022, 17:32

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 650 testime, 15 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 84 të shëruar në 24 orët e fundit

Situata: Janë kryer 650 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 15 qytetarë, në këto bashki: 9 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Berat, nga 1 qytetar në Divjakë, Sarandë. Janë 297 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 84 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,742 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Prill 2022)

Raste të reja ditore 15 Të shëruar në 24 orë 84 Të shtruar në spitale 8 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 650

Testime totale 1,794,631 Raste pozitive 274,535 Raste të shëruara 270,742 Raste Aktive 297 Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 192 Fier 21 Vlorë 18 Berat 18 Korçë 14 Elbasan 13 Shkodër 11 Gjirokastër 5 Durrës 3 Kukës 2