Transmetuar më 19-04-2022, 07:25

FRANCE – Ka pdegjeneruar në përleshje fizike ndeshja e U-17 mes Argjentinës dhe Brazilit.

Skuadra e drejtuar e Argjentinës U-17 që drejtohet nga Diego Placente humbi 2-1 ndaj bashkëmoshtarëve të tyre të Brazilit, pas golave ​​të Endrick dhe Ghuilerme për brazilianët dhe të riut Agustín Ruperto për argjentinasit.

Pas përfundimit të ndeshjes dhe pas fishkëllimës së fundit të arbitrit, disa lojtarë brazilianë u tallën me argjentinasit, gjë që shkaktoi reagimin e tyre. Në mesin e fushës së lojës, të rinjtë e të dyja skuadrave u përleshën me grushte, madje edhe shkelma, ndërsa trajnerët e të dyja skuadrave tentuan t’i ndajnë.

Argjentina arriti në finalen e turneut përgatitor, pasi eliminoi rrugës Belgjikën (2-1), Portugalinë (3-0) dhe Francën (2-0), në një garë në të cilën, përveç Brazilit, ishin edhe Anglia, Holanda dhe Meksika.

“Mondial Football Montaigú” është një turne tradicional që mbahet në Francë, që nga viti 1973. Ky ishte edicioni i katërt në të cilin mori pjesë Argjentina: 2000 (vendi i tretë), 2002 (kampion) dhe 2019 (kampion).

Skuadra argjentinase do të vazhdojë përgatitjen për turneun amerikano-jugor që do të zhvillohet vitin e ardhshëm për t’u kualifikuar në Botërorin e Perusë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd