Transmetuar më 18-04-2022, 09:45

Mitrovicë- Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur pas mesnatës së djeshme në Mitrovicë.

Shpërthimet kanë qenë të forta dhe banorët kanë dyshuar se mund të ishin bomba.

Policia ka deklaruar se shpërthimet kanë qenë si rezultat i fishekëzjarreve.

Këto shpërthime vijnë pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës të ndodhura ditë më parë në pikat kufitare, të cilat ishin shkaktuar nga serbët matanë kufirit me Serbinë.