Transmetuar më 16-04-2022, 19:41

Tiranë- Zbulohet një servis i telefonave të koduar në Tiranë. Serivisi ndodhet në rrugën "Mahmut Fortuzi" dhe shërbente për kodimin e telefonave celularë për komunikime të pa gjurmueshme.

Hetimet për zbulimin e këtij servisi kanë nisur prej 4 mujash dhe një teknik 35-vjeçar me origjinë nga Saranda, por me banim në Tiranë, është vënë nën hetim.

Policia ka mundur të sigurojë pamjet e klientëve që kanë koduar telefonat përgjatë disa javëve tek ky servis. Këta telefona, të pajisur me aplikacione të koduara, përdoren nga trafikantët e drogës dhe armëve pasi janë të vështira për t’u përgjuar nga policia. Aplikacionet e kodimit janë të tilla si Encrochat, BQ, Signal, etc. Telefona dhe aplikacione të tillë punojnë të koduar me internet pa karta SIM. Ndërkohë mësohet se është sekuestruar serveri bashkë me dhjetër4a telefona të koduar.