Transmetuar më 15-04-2022, 14:26

KOSOVË – Një incidet i rrezikshëm ka ndodhur sot në veri të Kosovës. Makinat me zyrtarë policorë janë sulmuar nga persona ende të paidentifikuar.

Në vendin e ngjarjes shihen shenja plumbash, xhamash të thyer, mjete metalike, gëzhoja, etj.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka bërë të ditur se në veturat që u sulmuan mëngjesin e sotëm në kufirin me Serbinë, kanë pasur zyrtarë policorë shqiptarë, por edhe serbë.

Një grup hetimor po merret për zbardhjen e rrethanave të rastit i cili u shoqërua me reagime nga instancat më të larta të vendit. /noa.al