Transmetuar më 14-04-2022, 17:31

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 907 testime, 56 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 36 të shëruar në 24 orët e fundit Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 907 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 56 qytetarë, në këto bashki: 27 në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Sarandë, Gjirokastër, 2 në Vlorë, Delvinë, Tepelenë, Berat, 1 në Vau e Dejës, Kukës, Durrës, Fier, Patos, Selelnicë, Memaliaj, Korçë, Devoll, Kuçovë, Gramsh. Janë 371 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2; ka ndërruar jetë një qytetar 76 vjeç nga Vlora. Janë shëruar 36 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,510 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Prill 2022)

Raste të reja ditore 56 Të shëruar në 24 orë 36 Të shtruar në spitale 7 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 907

Testime totale 1,790,270 Raste pozitive 274,376 Raste të shëruara 270,510 Raste Aktive 371 Humbje jete 3,495

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 206 Vlorë 41 Fier 25 Korçë 22 Gjirokastër 21 Elbasan 18 Berat 15 Shkodër 10 Durrës 9 Kukës 4