Transmetuar më 13-04-2022, 12:28

Kosovë- Qeveria e Kosovës miraton pagën mininale. Kryeministri Albin Kurti tha se pavarësisht sa është paga, për pjesën e 250 eurove nuk do të ketë tatim page.

“Për të përmbushur një premtim tjetër të programit qeverisës sjellim sot për miratim Projektligjin që do t’i hapë rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro bruto ose 250 euro neto dhe për heqjen e tatimit për 250 euro.

Pavarësisht sa është lartësia e pagës, për pjesën e 250 eurove nuk do të ketë tatim në pagë”, tha Kurti.

Ai po ashtu bëri të ditur se nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë rreth 300 mijë punëtorë, kurse nga heqja e shkallës së parë tatimore do të përfitojnë të gjithë punëtorët.