Transmetuar më 13-04-2022, 08:31

Beograd- Serbia vazhdon të shtojë kapacitetet ushtarake. Së fundimi vendio ballkanik u pajis me sistem raketor nga Kina.

Sisteme të tilla me rreze të lartë të veprimit, shfrytëzohen nga ushtria amerikane të njohura si raketa Patriot, ndërsa në Rusi identifikohen me S-300. Veç këtij sistemi, është raportuar edhe për interesimin e Serbisë që të blejë dronë.

Pikërisht interesimi për shtimin e kapaciteteve ushtarake, po shihet si një sinjal për mobilizim të institucioneve. Të gjitha këto veprime të Serbisë, po shihen si lojë e rrezikshme, por jo vetëm në drejtim të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngritur shqetësimet por u shpreh se nuk ka vend për frikë.