Transmetuar më 08-04-2022, 19:04

Parashikimi i motit për fundjavën pritet të jetë me vranësira si dhe me reshje shiu. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak me anë të një postimi në Facebook, bën me dije se dita e nesërme do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme dhe se moti parashikohet te jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ndërkohë që dita e djelë pritet të jenë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Kjo pasi do të ketë reshje shiu të shoqëruara nga shtërngatat dhe shkarkesat elektrike, ndërkohë që në zonat malore do të ketë dhe reshje dëbore.

Dita e shtunë do të jetë nën ndikim e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mbrëmjes pritet të jenë deri të dendura në pjesën më të madhe të vendit. Në orët e pasdites e kryesisht në mbrëmje në veriperëndim vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët. Dita e diel do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtëra me diell. Reshje shiu me intensitet deri mesatar në të gjithë vendin, hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonat malore në lartësinë mbi 1000 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës. Era do të fryjë nga veriperëndimi – jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila ditën e diel hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të varënsirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.