Transmetuar më 04-04-2022, 23:29

Profesori Blerim Latifi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se deputetja Duda Balje është “analfabete”. Për këto fjalë, avokatja Nora Huseinovic Veliu e ka ftuar deputeten që të vijë në zyrën e saj e të padisin Latifin.

“Një deputete e caktume që për mendimin tim mundohet të përfitojë. Shiko unë 5 vite kam punuar në Kuvend dhe shumicën aty i njoh në mendime. Dua të jem tërësisht i qartë. Në pikëpamjen time Dua Balje është një analfabete. Politike edhe juridike në kuptimin e plotë të fjalës. Por kjo është tjetër çështje”, ka thënë Latifi.

Avokatja i ka ndërhyrë Latifit dhe e ka ftuar Baljen që të paditë atë.

“E ftoj Duda Baljen të vijë në zyrën time dhe të ju padisë për fyerje”, shtoi ajo