Transmetuar më 04-04-2022, 21:59

TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se Shqipëria sot ka nevojë për një Presidente grua. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Fevziu tha se Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e Kosovës, duke zgjedhur një grua që të përfaqësojë vendin. I pyetur në lidhje me aludimet për emrin e Lulzim Bashës, Fevziu tha se nuk e beson një skenar të tillë.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Unë gjykoj që Shqipëria ka ardhur koha të ketë një grua Presidente. Më e mira do të ishte të kishte një grua. Të mos ishte pjesëtare apo militante e Partisë Socialiste. Të gjejnë një personalitet. Kosova ka patur dy gra presidente. Jahjaga përshembull ka qenë shumë korrekte.

Ylli Rakipi: Po Basha, Basha mund të jetë kandidat për president

Blendi Fevziu: E dëgjova këtë, nuk e besoj këtë. Një person që humbi votat një muaj më parë, t’i japësh President të Republikës…Në parim, posti i Presidentit nuk është kaq i rëndësishëm, por lidhet me një dinjitet të caktuar