Transmetuar më 04-04-2022, 21:06

Robert Berisha njihet si personazh televiziv.

Ai nuk ngurron që gjithë pakënaqësitë që ka me personazhet shqiptarë ti shprehë në emisionin e tij.

E të njëjtën gjë ka bërë pikërisht me Elvana Gjatën.

Teksa kishte të ftuar Bardhin që ka publikuar këngën “Ex” me Elvana Gjatën, Roberti është ndalur paksa tek kjo e fundit. Nuk ka ngurruar tē tregojë pakënaqësitë e tij.

“Elvana është artiste edhe pse i është rrit menja, i ka hup ato 25-30 vjet që i kemi ngrënë kemi pi, kemi qenë n të njëjtat hotele, kemi udhetuar me të njëjtin autobus, e të njëjtin kerr u hupen. Si je thotë tani, t’ja dhezësh njëherë”- ka thënë ai.