Transmetuar më 31-03-2022, 15:27

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar dy raste të vdekjes dhe 32 raste të reja me COVID-19,

Që nga dje janë shëruar 31 pacientë, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në 591.

“Nga 902 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.746.

Në total numri i rasteve aktive është 591”, ka njoftuar Ministria.