Transmetuar më 29-03-2022, 20:01

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Afrim Zhitia në Prishtinë. Shoferi ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përplasur 4 këmbësor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00. Këmbësorët janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe katër këmbësor. Për  pasojë, katër persona, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, ka thënë Borovci.

Për aksidentin e ndodhur, kanë nisur hetimet për të mësuar rrethanat e ngjarjes.