
Qëllohet me breshëri automatiku drejt një mjeti në lëvizje në aksin Elbasan-Peqin.
Noa.al informon se ngjarja ndodhi në vendin e njohur si ‘Kryqëzimi i Cërrikut’ te ‘Ura e Zezë’ Në fshatin Papërr.
Në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip BMW, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021.
Personat që kanë qenë në mjetin tip BMW, e kanë brakisur mjetin dhe janë larguar.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





