Transmetuar më 28-03-2022, 14:24

Qeveria greke ka vendosur të pranojë një propozim nga ministria e Shëndetësisë për të hequr të paktën për një periudhë disa mujore, detyrimin për Green pass duke i rikthyer kështu të drejtat e mohuara të pavaksinuarve që nuk lejohen në ambientet e brendshme dhe të jashtme të njësive tregtare dhe shërbimit.

Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris, tha sot se heqja e certifikatës së vaksinimit pritet të bëhet para Pashkës, më 18 prill 2022, raporton noa.al duke cituar mediat greke.

Ai shtoi gjithsesi se fillimisht është vendosur që heqja e këtij detyrimi të bëhet deri në vjeshtë dhe nëse të dhënat epidemiologjike e lejojnë.

Ndërkohë është hequr detyrimi për mbajtjen e maskës në mjedise të hapura.

Ka njoftime se maska do të hiqet si detyrim edhe në mjedise të brendshme, por jo në transportin publik.

Zvicra ka hequr detyrimin për Green pass dhe maskat brenda e jashtë duke lënë në fuqi rekomandimin për mbajtjen e maskës vetëm në transportin publik.

Edhe Italia heq disa kufizime duke nisur nga data 31 mars 2022.

Ndërkohë OBSH po vazhdon të mbajë njerëzit nën ankth për jetën. Organizata që u konsiderua si shpërdoruese parash dhe vatër abuzimi, nga ish presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar këto ditë se koronavirusi do të kthehet në mënyrë dinamike në muajin shtator!

/noa.al