Transmetuar më 26-03-2022, 18:21

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka mbrojtur Serbinë në samititn e NATO-s. pobednik shkruan se Vuçiç gjatë një interviste ka deklaruar se Rama së bashku me kryeministrin hungarez Viktor Orban. Ai gjithashtu ka shtuar se Ballkani i Hapur është një nismë e mirë, të cilës do i bashkohen edhe vende të tjera.

“Besoj se kësaj nisme do t’i bashkohen edhe të tjerë. Kjo na afron. Në samitin e NATO-s, një nga njerëzit që foli drejt për ne ishte kryeministri shqiptar Edi Rama, por edhe miku ynë Viktor Orban. Ballkani i hapur i përshtatet të gjithëve. Llogaritni dhe do të shihni se kush është më i përshtatshëm,” tha Vuçiç dhe përmendi disa liderë të tjerë që janë korrektë në qëndrimin e tyre ndaj Serbisë.