Transmetuar më 24-03-2022, 17:22

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur një rritje të numrit të të infektuarve të Covid. Rezulton se kemi një rritje trefishe të infektimeve, edhe vijon të jenë të ulëta.

Nga 1078 testime të kryera 93 qytetarë janë prekur nga Covid, ndërsa mësohet se ka 51 të shëruar.

Asnjë humbje jete nuk është regjistruar, sipas ministrisë, ndërsa 3 pacientë janë në gjendje të rënduar.

Njoftimi i ministrisë

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1078 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 93 qytetarë, në këto bashki: 26 në Tiranë, 13 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Durrës, Lushnje, 4 në Gjirokastër, nga 3 qytetarë në Pukë, Krujë, Divjakë, Himarë, Berat, nga 2 qytetarë në Elbasan, Korçë, Kukës, nga 1 qytetar në Tropojë, Lezhë, Kamëz, Dibër, Fier, Mallakastër, Vlorë, Selenicë, Delvinë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Maliq, Gramsh. Janë 461 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.

Janë shëruar 51 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,307 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Mars 2022)

Raste të reja ditore 93 Të shëruar në 24 orë 51 Të shtruar në spitale 19 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 1078

Testime totale 1,770,982 Raste pozitive 273,257 Raste të shëruara 269,307 Raste Aktive 461 Humbje jete 3,489

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 204 Fier 73 Vlorë 65 Elbasan 22 Gjirokastër 19 Shkodër 15 Kukës 14 Durrës 14 Korçë 13 Berat 9 Dibër 7 Lezhë 6