Transmetuar më 23-03-2022, 18:41

Një dron ra sot në një banese në Mitrovicë.

Banori i shtëpisë ka treguar se si ai fillimisht kishte rënë në ballkonin e shtëpisë e më pas në tokë.

Sipas tij, në momentin kur ka rënë ai ka bërë zhurmë dhe se ka qenë i pajisur me kamer. Qytetari ka treguar se si ia ka hequr vetë baterinë.

“Këtu ka rënë në ballkon dhe nga ballkoni në tokë. Disa krahë dhe disa gjëra të tjera iu kanë çmontuar. Na e kemi kap, e kemi prek me dorë, e kemi kontrolluar. Kishte disa letra ku ishin shkruar disa numra, por nuk ka pasur një flamur ose diçka tjetër”, ka thënë ai.

Ai tregoi se si droni ishte i gjatë rreth 3 metra e gjysmë. ‘Krahët i ka pas tri metra, 3.5 dhe një metër ka qenë gati i gjerë. Bënte një zhurmë. Ka qenë me kamera e me parashutë. Punonte. Kur e kapëm ka pas një zhurmë sikur donte të ngrihej në fluturim. Por ia hoqëm baterinë dhe u ndal. Jemi frikësuar prej tij”, ka thënë ai.

Driton Ujkani nga Aviacioni Civil i Kosovës e ka konfirmuar se kishte leje për qarkullim të dronit në zonën ku ka rënë sot një dron. Por, ai tha se nuk dihet nëse bëhet fjalë për dronin e njëjtë pasi ende nuk i dinë detajet.