Transmetuar më 22-03-2022, 17:17

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 800 testime, 36 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 51 të shëruar në 24 orët e fundit

Situata: Janë kryer 800 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 36 qytetarë, në këto bashki: 16 në Tiranë, 4 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Sarandë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Durrës, Krujë, Vorë, Dibër, Elbasan, Himarë.

Janë 587 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2: një qytetar nga Berati 82 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 51 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,070 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Mars 2022)

Raste të reja ditore 36 Të shëruar në 24 orë 51 Të shtruar në spitale 23 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 800

Testime totale 1,769,354 Raste pozitive 273,146 Raste të shëruara 269,070 Raste Aktive 587 Humbje jete 3,489

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 263 Fier 85 Vlorë 84 Elbasan 27 Gjirokastër 27 Kukës 21 Shkodër 17 Berat 16 Durrës 16 Korçë 15 Lezhë 9 Dibër 7