Transmetuar më 22-03-2022, 09:48

‘Princ Valentino Corleone’, është arrestuar dje pas mesnate, në Gjilan.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se është vënë në pranga për dhunë në familje.

Ai dyshohet se ka kërcënuar babain e tij dhe u ka shkaktuar dhunë në familje prindërve të tij, të cilët kanë deklaruar se po ndihen të rrezikuar nga ai.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në paraburgim.

Së fundmi është përfolur historia e tij me Laureta Zybën, e cila është bërë pjesë e programit të dashurisë Për’puthen.