Transmetuar më 18-03-2022, 22:03

Në Maqedoninë e Veriut,qytetarët vërshuar për në karburante pasi çmimi i naftës ulet në 76 denarë ndërsa ishte 95.5 denarë. Çmimi i ЕUROSUPER BS – 95 – 79,50 denarë ndërsa vaji ekstra i lehtë shitet me çmimin prej  72,50 denarë për litër.

Arbana Klimenta:Pas vendimit të djeshëm të Komisionit Rregullator për Energjitikë është ulur çmimi i derivateve. Ky vendim nuk do të zgjasë shumë pasi që kjo do të varet nga bursat botërore.

E qytetarët që i intervistuam thonë përkundër uljes, çmimi i derivateve të naftës është i lartë për standardin e tyre.

“Me çmimet e naftës nuk jemi të kënaqur fare. Çmimet vetëm ngriten. Për standardin tonë çmimet janë të larta”

“Nuk jemi të kënaqur. Kjo është vetëm mashtrim. Nuk e di se deri ku do të shkojmë, por kjo është e tmerrshme. Çfarë të bëjmë me 18 mijë denarë. Gjysma e parave na shkon duke paguar fatura”.

“Akcizat duhet të zbresin që popullata të mund t’i koordinojë hyrjet-daljet me pagesat dhe të gjitha sendet. Po e shohim se çmimet e derivateve po bien kanë stagnuar çmimet e produkteve bazë, shpresoj se do të rregullohet” – thanë disa prej tyre.