
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë shënuar 26 raste të reja në 24 orët e fundit dhe asnjë humbje jete.
Janë kryer 577 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 26 qytetarë, në këto bashki:
8 në Tiranë, 6 në Fier, 5 në Gjirokastër, 1 në Kukës, Mirditë, Kavajë, Vlorë, Selenicë, Delvinë, Skrapar. Janë 793 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Janë shëruar 52 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,411 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (14 Mars 2022) Raste të reja ditore 26 Të shëruar në 24 orë 52 Të shtruar në spitale 45 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 577
Testime totale 1,760,936 Raste pozitive 272,689 Raste të shëruara 268,411 Raste Aktive 793 Humbje jete 3,485
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 269 Fier 177 Shkodër 77 Vlorë 62 Kukës 57 Lezhë 32 Gjirokastër 26 Durrës 24 Korçë 24 Elbasan 22 Berat 20 Dibër 3