Transmetuar më 14-03-2022, 13:25

E ka shprehur hapur se dëshironte të drejtonte ‘Portokallinë’.

Karriera e aktores Arjola Demiri prej disa vitesh është e ndarë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Krahas aktrimit që jemi mësuar ta shohim në ekranet shqiptare,disa sezone më pare, Arjola Demiri ka qenë njëra nga moderatoret e emisionit “Ndali dritat” në ekranin e RTV21 në Kosovë.

Emisioni u prit mjaft mirë nga publiku, por Arjola vendosi ta ndalonte për shkak të impenjimeve të tjera. Mirëpo duket se shumë shpejt aktorja do të rikthehet sërish pranë publiku të Kosovës.

E ftuar dje në emisionin “N’majë t’gjuhës”, Arjola zbuloi se “Ndali dritat” do të rikthehet sërish shumë shpejt. “Unë shpresoj t’i ndalim dritat shumë shpejt sepse më ka marrë malli të rikthehem në Kosovë dhe të jem afër publikut të Kosovës” – u shpreh Arjola.

Xheri gjithashtu zbuloi edhe disa detaje të tjera rreth programit.Moderatorja tregoi se në sezonin e ri emisioni do të vinte dhe me një ambient totalisht ndryshe pasi një studio e re po ndërtohej posaçërisht për këtë show.