Transmetuar më 13-03-2022, 17:55

Asnjë humbje jetë nuk është raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nga testet e kryera vetëm 42 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Aktualisht njoftohet nga të dhënat zyrtare se në spitalet COVID, janë të shtruar 43 pacientë, prej të cilëve 5 janë në gjendje të rëndë.

Njoftim i plotë:

19 raste të reja kanë rezultuar në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Durrës, nga 2 qytetarë në Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Elbasan, Konispol, Sarandë, Delvinë, Himarë, Mallakastër, Krujë, Kurbin, Mirditë, Kukës. Shkodër

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete, ndërkohë që në spital po marrin trajtim 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 819 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 89 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,359 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Statistika (13 Mars 2022) Raste të reja ditore 42 Të shëruar në 24 orë 89 Të shtruar në spitale 43 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 663

Testime totale 1,760,359 Raste pozitive 272,663 Raste të shëruara 268,359 Raste Aktive 819 Humbje jete 3,485

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 285 Fier 173 Shkodër 80 Kukës 68 Vlorë 64 Lezhë 34 Durrës 25 Korçë 24 Elbasan 23 Gjirokastër 21 Berat 19 Dibër 3