Transmetuar më 07-03-2022, 17:44

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1028 testime, 40 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 263 të shëruar në 24 orët e fundit

Situata: Janë kryer 1028 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 40 qytetarë, në këto bashki:

8 në Tiranë, 5 në Durrës, nga 4 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Fier, Mirditë, nga 2 qytetarë në Patos, Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Berat, Delvinë, Tropojë, Kukës. Janë 1307 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Mallakastra 64 vjeç. Janë shëruar 263 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,460 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (07 Mars 2022)

Raste të reja ditore 40 Të shëruar në 24 orë 263 Të shtruar në spitale 44 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 1028

Testime totale 1,753,155 Raste pozitive 272,250 Raste të shëruara 267,460 Raste Aktive 1307 Humbje jete 3,483

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 360 Fier 227 Lezhë 185 Elbasan 111 Kukës 96 Shkodër 84 Vlorë 76 Berat 59 Gjirokastër 41 Korçë 41 Durrës 23 Dibër 4