Transmetuar më 27-02-2022, 18:53

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1213 testime, 102 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 208 të shëruar në 24 orët e fundit

Situata: Janë kryer 1213 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 102 qytetarë, në këto bashki: 25 qytetarë në Tiranë, 10 në Berat, nga 8 qytetarë në Devoll, Fier, 5 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Sarandë, nga 3 qytetarë në Shkodër, Mirditë, Lushnje, Delvinë, Elbasan, Gramsh, nga 2 qytetarë në Himarë, Mallakastër, Patos, Durrës, Has, Kukës, nga 1 qytetar në Lezhë, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, Memaliaj, Korçë, Kolonjë, Poliçan. Janë 2788 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 62 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 65 vjeç, një qytetare nga Durrësi 68 vjeçe. Janë shëruar 208 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,275 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Shkurt 2022) Raste të reja ditore 102 Të shëruar në 24 orë 208 Të shtruar në spitale 64 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 1213

Testime totale 1,742,017 Raste pozitive 271,527 Raste të shëruara 265,275 Raste Aktive 2788 Humbje jete 3,464

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 807 Fier 401 Elbasan 332 Lezhë 242 Vlorë 199 Berat 193 Durrës 143 Kukës 139 Gjirokastër 139 Shkodër 108 Korçë 70 Dibër 15