Transmetuar më 15-02-2022, 12:59

‘Kam punuar zhigolo në Greqi e tani prej 3 vitesh e ka ushtruar këtë profesion edhe në Shqipëri’.

Kjo ishte deklarata e Angel Spahos te emisioni i Rudina Magjistarit.

Por ky personazh duket se nuk është dorëzuar dhe famën e ka kërkuar sërish, këtë herë në Kosovë.

Ai tashmë është bërë pjesë e formatit “It’s my love” dhe është në kërkim të shpirtit të tij binjak.

Një nga konkurentet e ka mbajtur mend deklaratën e tij dhe e ka pyetur rreth punës si zhigolo.

Ai tanimë ka dal me një version të ri të historisë, ku ndryshimi nis që nga emri i tij. Anxhelo është emri i tij dhe ashtu si ai shprehet punon si barist dhe jo si zhigolo.

‘ma kërkuan të them ashtu’- justifikohet ai.

Më pas, si për t’i konfirmuar vajzës që kishte ftuar në takim se ishte një barist, ai i realizoi asaj edhe një kokteil.