
Plarent Ndreca dhe Jordan Daci janë përfshirë në një debat të ashpër për situatën në gjykatën Kushtetuese në lidhje me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Ndreca tha se një president i cili bëri thirrje që qytetarët të merrnin mjete të rrezikshme në zgjedhje duhet shkarkuar, kurse Daci tha se një president nuk mund të shkarkohet sa herë t’i teket një mazhorance.
Pjesë nga debati:
Plarent Ndreca: Presidenti është që ti mbajë bashkë jo tu thoja merrni kosa e ku di unë, ku e ka respektin ai për shumicën, shumica është institucion. S’mund të jetë kjo sjella presidenciale.
Jordan Daci: Mazhoranca ka pas të drejtë të ketë pretendime. Por duhet të jemi profesionistë.
Plarent Ndreca: Po pse këta që bëjnë politikë nuk janë profesionistë sipas teje. Kjo është qeverisje.
Jordan Daci: Kush e thotë këtë?
Plarent Ndreca: E them unë, ti kurrë mos u bindsh. Kjo është politika o zotëri.
Jordan Daci: O zotëri kjo është bindja jote, shko shërbeji partisë tënde.
Plarent Ndreca: Unë i shërbej bindjeve të mia.
Jordan Daci: Ka të drejtë të ketë pretendime politikë që nga fillimi i emërimit deri më tani. Por duhet të jemi serioz, se çështja është a do shkarkohet një president sa herë t’i teket një mazhorance, se vendi jonë ka nevojë për qëndrueshmëri. Kjo është hakmarrje se nuk kanë prit që të kishte këtë lloj reagimi ndaj mazhorancës. Por sipas meje nuk ka shkelje të kushtetutës këtu.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





