Transmetuar më 30-01-2022, 07:33

Janë ata që shpesh ndikojnë dhe i japin kuptim jetës sonë. Madje shpesh përcaktojnë edhe jetën tonë.

Të thjeshtë e të urtë ‘heronjtë’ e ditëve tona kurr137 nuk kërkojnë protagonizëm.

Mediumi i madh amerikan Sky News ka publikuar një reportazh për Prizrenin ku flet kryesisht për 66-vjeçarin Nexhmedin Berisha. Ky i fundit është cilësuar nga media në fjalë si “heroi” i qytetarëve të Prizrenit. Nexhmedin Berisha punon si grumbullues i mbeturinave në qytetin antik të Kosovës prej 44 vitesh.

Pesë ditë në javë, Berisha ngjitet e zbret rrugëve të kalldrëmuara të lagjes “Nënkala” me kalin e tij. Kjo për shkak se rrugëve të pjerrëta me kalldrëm, asnjë automjet nuk mund të ngjitet. Sky News thotë se autoritet në Kosovë thonë se puna e Berishës ndihmon në ruajtën e pjesës antike të qytetit.

“Për 44 vite, 66-vjeçari Nexhmedin Berisha është grumbullues i mbeturinave në qytetin antik të Prizrenit të Kosovës. Pesë ditë në javë, ai ngjitet e zbret rrugëve të kalldrëmuara të lagjes Nenkala me kalin e tij, duke u bërë heronj vendas,”- thuhet në postimin e Sky Neëw.