Transmetuar më 29-01-2022, 16:22

Krahas përparimit, teknologjia ka edhe anët e saj negative. Veçanërisht rrjetet sociale janë kthyer në burim tragjedish. Një vajzë adoleshente 14-vjeçare ka humbur jetën pasi qëlloi aksidentalisht veten teksa po xhironte një video në rrjetin social "TikTok", platformën e njohur të videove të shkurtra.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Hyderabad, Pakistan.

Mësohet se ka qenë policia ajo që ka bërë të ditur. “Plumbi i kaloi në stomak duke i shkaktuar vdekjen”, sqaruan mjekët.

Ndërkohë mësohet se në vitin 2021 në Pakistan, katër të rinj humbën jetën teksa po xhironin video në "TikTok".